Ministria e Punëve të Brendshme ka dalë me njoftim lidhur me incidentin në qendrën tregtare në Shkup “Mavrovasja”, njofton agjencia e lajmeve INA.
Nga MPB thonë se zeri i fuqizhëm që shkaktoi panikë erdhi nga një projektil i minahedhësit i cili është gjuajtur drejtë një kafeneje. Nga atje thonë se ka patur vetëm dëme materiale.
“Më 04.02.2019, rreth orës 01.35, është raportuar se në një objekt hotelierik në bulevardin “Krste Misirkov” në Shkup, i cili nuk punonte në atë kohë, u shkarkua një minahedhës. Persona të lënduar nuk ka, përpos dëmeve materiale. Sipas asaj që është raportuar, janë dëmtuar dritaret e këtij objekti si dhe të dyqaneve tjera të në afërsi”, thuhet në njoftim.
Policia gjithashtu njofton se po punohet në zbardhjen e plotë të rastit.