MPB: Qytetarët do të informohen me SMS kur t’i kenë gati pasaportat

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se do t’iu dërgojnë SMS porosi qytetarëve të cilët e kanë gati pasaportën. Në një komunikatë për media, ata janë shprehur se me qëllim lehtësimi të procesit të marrjes së pasaportave të gatshme, nga dita e hënë, do t’ju dërgojnë SMS porosi qytetarëve të cilët e kanë gati pasaportën, kjo për të evituar turmën.

Marketing

Po ashtu theksojnë se qytetarët do të kenë mundësi që në faqen mvr.gov.mk të kontrollojnë nëse pasaporta e tyre është e gatshme.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

“I lusim qytetarët të cilët nuk kanë marrë SMS porosi ose në faqen e internetit të MPB-së nuk kanë konfirmim se pasaporta e tyre është e gatshme të mos vijnë në objektin e RTVM-së për shkak se kjo nënkupton se dokumenti i tyre nuk është i gatshëm. Kjo vlen për qytetarët të cilët janë fotografuar në objektin e RTVM-së ose në Stacionin Policor ‘Prolet’ ”.

Qytetarët të cilët janë fotografuar në pikat tjera në Shkup ose në qytetet tjera, nga MPB thonë se pasaportat e gatshme do t’i marrin sikurse deri më tani.

Marketing