MPB: Qyteti i Shkupit ka kontroll mbi semaforët

MPB përmes një njoftimi për media thonë se organ kompetent për menaxhimin dhe kontrollin e semaforëve dhe komunikacionit ka qenë Qyteti i Shkupit.

Marketing

“Sipas Ligjit për sigurinë në komunikacionin rrugor, autoriteti kompetent për menaxhimin dhe kontrollin e semaforëve dhe komunikacionit në udhëkryqet në zonën e qytetit të Shkupit.

Për shkak se pasditen e sotme ka pasur ngecje në komunikacion (që objektivisht është ndikuar nga disa aksidente të lehta në komunikacion, por edhe përdorimi i shtuar i automjeteve nga qytetarët për shkak të kushteve atmosferike), dhe në bazë të nenit 5 të Ligji për Sigurinë e Trafikut Rrugorsë, SPB Shkup – Njësia për siguri në komunikacion të rrugët – Departamenti i Sigurisë në Komunikacionin Rrugor ka vepruar për të mundësuar qarkullim më të madh të trafikut dhe presim që së shpejti të pastrohet bllokimi”, njofton MPB.

Përkujtim, nga ora 15:00 deri në ora 18:00, sot pasdite në Shkup ka pasur një kaos të madh trafiku. Qytetarët nuk mund të shkonin në shtëpitë e tyre për orë të tëra dhe disa fëmijë mbetën të bllokuar në shkolla dhe kopshte.

Marketing