MPB: Shpeshtohen dukuritë e mashtrimeve me kriptovaluta

Dukuria e përhapjes së web-faqeve apo aplikacioneve të ndryshme ku premtohet fitim i shpejtë me plotësimin e disa detyrave të cilat u jepen në nivel ditor nga vetë aplikacioni po bëhet gjithnjë e më i shpeshtë.

Marketing

Në tentim për të fituar shuma të majme pa punuar, por vetëm duke klikuar linqe, ka ndodhur që qytetarët të mashtrohen e të humbasin me mijëra euro.

Nga sektori për kriminalitet kompjuterik dhe forenzikë digjitale pranë MPB-së apelojnë deri te qytetarët që të mos bien pre e mashtrimeve të tilla.

“Këshillohen qytetarët, që ti shmangen këtyre mashtrimeve, para së gjithash të jenë të kujdesshëm ndaj të gjitha ofertave të cilat premtojnë të ardhura të larta të paarsyeshme për një periudhë shumë të shkurtër- kjo është shenja e parë se bëhet fjalë për qëllime mashtruese. Gjatë komunikimit askujt nuk duhet të jepen informata personale, fotografi nga dokumentet personale, karta bankare, si dhe fjalëkalimet për aplikacione për banking online ose të dhëna tjera për autorizim për transaksione bankare”

Sektori për Kriminalitet Kompjuterik dhe Forenzikë Digjitale apelon te qytetarët dhe te subjektet juridike të mos i hapin linket e dyshimta dhe dokumente të bashkangjitura si shtojcë ndaj porosive të cilat nuk vijnë nga dërgues të verifikuar për ta, ndërsa subjektet juridike të ndërmarrin masa adekuate për mbrojtjen e sistemeve të tyre kompjuterike nga softuer potencial malicioz në pajtim me procedurat interne për sajber siguri.

Marketing