MPB: Sistemi për lëshimin e dokumenteve personale do të jetë jofunksional për disa ditë

Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë së Veriut i njofton qytetarët se për shkak të azhurnimit të sistemit të dokumenteve personale, nga 11 qershori 2021 (e premte) me fillim nga ora 16, deri më 15 qershor 2021 (e martë) gjatë tërë ditës së punës deri në orën 20:00, nuk do të jetë funksional sistemi për pranimin dhe lëshimin e dokumenteve personale (letërnjoftim, pasaportë dhe patentë shofer) në Shkup.

Marketing

Për këto arsye, njoftohen qytetarët nga zona e Qytetit të Shkupit të cilët kanë caktuar termin për të aplikuar për dokument identiteti (letërnjoftim, pasaportë dhe patentë shofer) më 11.06.2021 pas orës 16:00, të vijnë në ambientet e Ministrisë ku kanë termin të caktuar për dokument personal në të njëjtën ditë (11 qershor 2021) deri në orën 16:00.

Nga MPB-ja sqarojnë se qytetarët që kanë termin të caktuar më 14 qershor të vitit 2021, të drejtën për të paraqitur një kërkesë për dokument personal, do të mund ta realizojnë më 5 qershor të vitit 2021 në të njëjtin vend dhe në të njëjtën orë dhe minutë siç e kanë caktuar.

Qytetarët që kanë termin të caktuar për më 15 qershor të vitit 2021, thuhet në kumtesën e sotme të MPB-së, të drejtën për të paraqitur kërkesë për dokument personal do të mund ta realizojnë më 6 qershor të vitit 2021 në të njëjtin vend dhe në të njëjtën orë dhe minuta siç e kanë caktuar. Ministria e e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët që dokumentet personale të gatshme t’i marrin deri më 11 qershor të vitit 2021 deri në ora 16 ose nga 16 qershori i vitit 2021.