MPB sqaron dilemat rreth makinës zyrtare “Range Rover” në Greqi

Ministria e Punëve të Brendshme ka demantuar se makina zyrtare “Range Rover”, e cila është vërejtur në Greqi, është drejtuar nga vajza e Drejtorit të Byrosë për Siguri Publike. Ata thonë se makina ka qenë e drejtuar nga zyrtar policor i punësuar në Repartin për mbrojtje të personave të caktuar dhe objekteve, ndërsa për shkuarjen në Greqi ka pasur leje zyrtare.

Marketing

“Reparti për kontroll të brendshëm dhe standarde profesionale menjëherë mori urdhër që të realizoj kontroll dhe të dorëzoj raport. Pas kontrolleve të bëra, është konstatuar se më datë dy gusht 2018, makina ‘Range Rover Discoveri Sport’ me targa SK-9559-AL është drejtuar nga zyrtar policor i punësuar në Repartin për mbrojtje të personave të caktuar dhe objekteve.

Makina në orën 13 e 35 minuta ka kaluar pikë kalimin kufitar Bogorodicë. Makina është kthyer në Maqedoni të njëjtën ditë, më dy gusht 2018. Nuk është e saktë se makinën e ka drejtuar person i paautorizuar, e as që është drejtuar nga anëtarë i familjes së drejtorit të Byrosë për Siguri Publike”, kanë bërë të ditur nga MPB.

Ata shtojnë se do të bëhen kontrolle shtesë dhe nëse vërejnë parregullsi atëherë do të ndërmarrin masat e duhura.

Marketing