MPB: Të gjitha denoncimet për bomba në Maqedoni janë të rreme

Të gjitha njoftimet për vendosjen e bombave në shkolla, çerdhe dhe qendër rehabilitimi në Shkup janë të rreme, njoftojnë nga MPB.

Marketing

Ministria e Punëve të Brendshme informon opinionin se janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme në lidhje me raportimet e sotme pas mesazheve të marra përmes e-maileve për gjoja të vendosur eksploziv në 86 shkolla, një çerdhe dhe një qendër rehabilitimi në Shkup, si dhe një shkollë në Prilep dhe është konstatuar se bëhet fjalë për kallëzime të rreme.

“Menjëherë pas marrjes së denoncimeve janë ndërmarrë masat dhe aktivitetet e duhura nga punonjësit e policisë, janë kryer kontrollet e nevojshme nga ekipet antiterroriste dhe është konstatuar se bëhet fjalë për kallëzime të rreme”, shtojnë nga atje.