MPB: Të gjitha kërcënimet për bomba të rreme

Për herë të parë kërcënim për vendosje të bombave edhe në adresën elektronike të MPJ –së. Kërcënime pati edhe në Qendrën tregtare të qytetit, IST Gejt, ndërtesat e Xhavahir Siti dhe në adresat e nëntë shkollave të mesme në Shkup dhe një në Kavadar. Pas marrjes së emaileve diplomatët nga ndërtesa e MPJ-së u evakuuan, ndërsa ekipet e MPB-së pas përfundimit të kontrolleve antiteroriste konstatuan se bëhet fjalë për kërcënim të rremë dhe punëtorët u kthyen në vendet e tyre të punës. Paraprakisht, nga MPJ paralajmëruan me shkrim për vendosjen e bombës.

Marketing

’’Informojmë se në MPJ përmes postës elektronike kishte informatë se në ndërtesë janë të vendosura pajisje eksplozive. Menjëherë janë informuar shërbimet adekuate në MPJ dhe sipas udhëzimeve të punësuarit janë evakuuar.”, bëjnë të ditur nga MPJ.

Nga MPB bëjnë të ditur se pas kontrolleve antiteroriste në të gjitha objektet në Shkup dhe në shkollën e Kavadarit është konstatuar se bëhet fjalë për kërcënime të rreme.

’’Pas marrjes së kërcënimeve nga nëpunës policor janë ndërmarrë masa për evakuim të sigurtë nga objektet, dhe pas kontrolleve të detajuara është konstatuar se bëhet fjalë për kërcënime të rreme.”, bëjnë të ditur nga MPB.

MPB deri më tani ka parashtruar padi penale për terrorizëm kundër një të mituri, i cili ka pranuar se veprën penale e ka kryer nga kompjuteri i nënës së tij.