Nga MPB thonë se janë kryer kontrolle në 7 shkolla të Shkupit dhe është konstatuar se bëhet fjalë për alarme të rreme për vendosje të bombave.
Ndryshe, nga MPB sot njoftuan se rreth orës 09:30 në këto shkolla janë marrë e-mail për denoncime me bomba.
“U konstatua se bëhej fjalë për denoncime të rreme. Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, nga punonjësit e policisë janë marrë masa për evakuimin e sigurt të shkollave dhe më pas janë kryer kontrolle të hollësishme nga grupet inspektuese antiterroriste dhe është konstatuar se bëhet fjalë për kallëzime të rreme”, thonë mes tjerash nga MPB.