MPB: Zbardhet grabitja në Ilinden, arrestohen dy 26-vjeçarë nga Bresti

MPB: Zbardhet grabitja në Ilinden, arrestohen dy 26-vjeçarë nga Bresti

Policia ka zbardhur një grabitje të kryer në fillim të korrikut në lagjen Ilinden të Shkupit, ndërsa dy persona janë privuar nga liria dhe ndaj tyre është ngritur kallëzim penal.

Sipas SPB Shkup, më 8 gusht 2026, rreth orës 10:20, në rrugën “Jani Lukrovski”, zyrtarët policorë të NJPB Gazi Babë kanë arrestuar Xh.A. (26) dhe A.A. (26), të dy nga fshati Brest i Shkupit.

Ata dyshohen se më 4 korrik, rreth orës 20:45, në lagjen Ilinden, kanë sulmuar fizikisht dhe me një send prej druri B.S. (28) nga Haraçina, ndërsa më pas, nën kërcënimin e armës, i kanë marrë para.

Në koordinim me prokurorin publik, ndaj dy të dyshuarve është ngritur kallëzim penal për veprën “grabitje”.

Ata janë dërguar para gjykatësit të procedurës paraprake, i cili u ka caktuar masa kujdesi. / Aktuale.mk

GIF
LAJME TË NGJAJSHME

TË FUNDIT

GIF