MPJ: 18 Janari mbetet si datë e caktuar për realizimin e vizitës së delegacionit qeveritar të Bullgarisë

Pas konsultimeve të sotme ndërmjet dy Ministrive të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, u konstatua se vendimet e autoriteteve shëndetësore të Republikës së Bullgarisë për vetëizolim të një pjese të kabinetit të Kryeministrit, Petkov nuk do ta ndryshojnë kornizën e dakorduar më parë për vizitën e delegacionit të lartë qeveritar në Shkup.

Marketing

Ndaj, informojmë se termini: 18 janar, e martë, mbetet si datë e caktuar për realizimin e vizitës, e cila pritet të korrespondojë edhe me zgjedhjen e Qeverisë së re në vend.