Ministria e Punëve të Jashtme kumtoi se deri tani nuk kanë kërkesa për ndihmë nga qytetarët e Maqedonisë për zjarret në Greqi dhe u rekomandon shtetasve të Republikës së Maqedonisë t’u shmangen udhëtimeve në rajonet e Atikës në rrethinën e Athinës.
“I informojmë qytetarët se tani për tani qytetarët e Maqedonisë nuk kanë kërkuar ndihmë në Përfaqësinë tonë diplomatiko-konsullore në Athinë. Për shkak të zjarreve në Greqi është shpallur gjendje e jashtëzakonshme”, thonë nga MPJ.
Kontakt telefoni i Përfaqësisë diplomatike konsullore të Republikës së Maqedonisë në Athinë është 0030 694 474 3071.