MPJ dënon pengimin e procesit të referendumit në Australi

Ministria e Punëve të Jashtme kumtoi se si institucion i lidhur drejtpërdrejtë me procesin e votimit të diasporës në përfaqësitë konsullore – diplomatike, e dënon ashpër publikimin e incizimeve në mediat sociale, si dhe ofendimet drejtë qytetarëve maqedonas në Australi të cilët kanë vendosur të votojnë në referendum.

Marketing

“Kjo paraqet shkelje e drejtpërdrejtë të së drejtës themelore demokratike për votim, por edhe ndikim ndaj procesit të referendumit, si dhe shkelje e të drejtës së privatësisë gjatë votimit. Çfarëdo lloj tentimi për ndikim ose presion ndaj votuesve në ditën e votimit për referendumin është i palejuar”, shkruan në reagimin e MPJ-së.

Ministria kumtoi se janë lajmëruar autoritetet lokale në Australi dhe thekson se këto shkelje serioze janë të palejuara dhe në afat sa më të shpejtë të mundshëm do të ndërmerren të gjitha masat ligjore për sanksionim të autorëve të këtyre ngjarjeve.

“Përsërisim, askush nuk ka të drejtë të ofendojë dhe askush nuk ka të drejtë të ndalojë dhe me këtë drejtpërdrejtë të ndikojë ndaj procesit zgjedhor, qytetarë të cilët kanë zgjedhur ta përmbushin të drejtën e tyre demokratike dhe të votojnë në referendum”, thekson MPJ.