Më 30 shtator, elektorati i Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë pati mundësinë të votojë në referendumin për emrin dhe ardhmërinë e shtetit. Franca me kënaqësi konstatoi rrjedhjen pa pengesë të votimit dhe e përshëndet faktin që shumica e personave që votuan, mbështetën Marrëveshjen e Prespës dhe qasjen e vendit të tyre kah Aleanca Atlantike dhe Unioni Evropian, ka deklaruar zëdhënësja e Ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme, Anjes Fon Der Myl, njofton Portalb.mk.
“Tani Parlamenti duhet të prononcohet rreth amendamenteve kushtetuese lidhur me realizimin e marrëveshjes, e duke u bazuar në rezultatet e referendumit. Siç ceku kryetari i Republikës së Francës, Marrëveshja e Prespës është e mirë si për shtetin, ashtu edhe për rajonin dhe për Europën”, tha Anjes Fon Der Myl.