MPJ e Maqedonisë: Na vjen keq për mosmarrëveshjen që ndodhi dje me Presidenten Osmani, Kosova dhe Maqedonia kanë raporte të shkëlqyeshme fqinjësor

Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Kosovës ruajnë marrëdhënie dhe bashkëpunim dypalësh pozitiv dhe konstruktiv, pa çështje të hapura dhe me dialog të ndershëm dhe të vazhdueshëm në të gjitha nivelet dhe në të gjitha fushat, kanë theksuar nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Marketing

Nga MPJ shprehin keqardhje për keqkuptimet e ndodhura gjatë udhëtimit të djeshëm të Presidentit të Republikës së Kosovës N.E. Vjosa Osmani në aeroportin ndërkombëtar në Shkup.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut tashmë ka kërkuar informacion nga të gjitha institucionet kompetente lidhur me ngjarjen e djeshme. Pas një analize adekuate të të dhënave të mbledhura në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me Ministrinë e Punëve të Brendshme, do të ndërmerren të gjitha aktivitetet dhe masat e nevojshme, me qëllim kryesor shmangien e dukurive dhe situatave të tilla apo të ngjashme në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Marketing