MPJ greke falënderon Maqedoninë për ndihmën dhe përkrahjen

Katastrofat natyrore nuk njohin kufij dhe i tejkalojnë kontestet, kumtojnë nga MPJ greke dhe u falënderohen të gjithëve për ndihmën e ofruar dhe përkrahjen dhe solidaritetin e shprehur.

Marketing

“E shprehim falënderimin tonë të sinqertë deri te ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çaushoglu dhe te i IRJM-së, Nikolla Dimitrov për reagimin e tyre të shpejtë të ofrojnë mjete ajrore për shuarjen e zjarreve vdekjeprurëse në Atikë”, kumtojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë. Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, MPJ greke iu falënderua edhe Qipros, Izraelit, Spanjës dhe Komisionit Evropian për ndihmën e ofruar, por edhe të gjithë “miqve dhe partnerëve të cilët shprehën keqardhje dhe solidaritet me dramën e popullit grek”.

“Kjo ofertë e shpejtë për ndihmë tregon në praktikë se fryma e bashkëpunimit të vërtetë dhe solidaritetit, si dhe katastrofat natyrore nuk njohin kufij dhe tejkalojnë çfarëdo lloj kontesti”, citojnë nga MPJ-ja greke.

Marketing