MPJ-ja bullgare: Me narrativ të trashëguar historik totalitar, nuk ka mbështetje për Shkupin

Ministria e Jashtme Bullgare përmes një deklarate zyrtare të publikuar në faqen e saj zyrtare thotë se nuk ka ndërmend të mbështeste Shkupin për sa kohë që ekziston “narrativ i trashëguar historik totalitar”.

Marketing

Bullgaria, siç thuhet në deklaratën e lëshuar nga BGNES, do të vazhdojë përpjekjet e saj konstruktive gjatë presidencës së ardhshme të Këshillit Evropian, transmeton Alsat.

“Për fat të keq, gjatë vitit të kaluar, Republika e Maqedonisë së Veriut ka realizuar një fushatë diplomatike dhe mediatike për të diskredituar pozicionet e Republikës së Bullgarisë, ndërsa në publik janë dhënë informacione të pasaktë rreth pozitës Bullgare. Është koha që Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut të braktisë tezën manipuluese se Bullgaria konteston të drejtën e vetëvendosjes dhe identitetin e qytetarëve ose të drejtën për të thirrur gjuhën e tyre si të duan”, thuhet mes tjerash në reagimin e MJP-së bullgare.

Pasi rikujtohet se Bullgaria ishte vendi i parë që njohu pavarësinë e Maqedonisë dhe se ndihmoi vendin në momentet më të vështira, Ministria e Jashtme Bullgare shtoi se Bullgaria nuk pranon që identifikimi i shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut të të jenë në konflikt me vendet fqinje dhe në dëm të interesave të tyre kombëtarë.

“Bazuar në përgjegjësinë për të mos sjellë çështje të hapura në BE dhe për të mbrojtur interesat, vlerat dhe autoritetin e saj, Republika e Bullgarisë do të vazhdojë të kërkojë zgjidhje të përhershme që do të mundësojnë zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale dhe proces optimal të negociatave të Republikës së Maqedonisë së Veriut me BE”, thuhet në shpjegimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Bullgari.

Marketing