MPJ me informacion të rëndësishëm për shtetasit e RMV-së që ndodhen në Izrael

Ministria e Punëve dhe Tregtisë së Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka dalë me apel publik deri te shtetasit e Maqedonisë së Veriut të cilët ndodhen në Izrael.

Marketing

Iu bëjnë thirrje që të ndjekin portalin nacional për raste urgjente – Home Front Command www.oref.org.il i specializuar për mbrojtje civile, i cili ka dalë me rekomandime të reja deri te popullsisë: të respektojnë udhëzimet tjera nga institucionet kompetente në Izrael.

Ministria më tej në apel thotë se në dispozicion janë edhe dy numrat e kontaktit SOS – 075/273-732 dhe 075/268-736, si dhe edhe numri i kujdestarisë në Ambasadën në Tel Aviv +972-54-926-7378.