MPJ: Në Izrael 100 deri 200 shtetas të RMV-së!

Ministria e Jashtme njofton se nëntë turistët nga Velesi të cilët ishin pranuar në fluturimin special të evakuimit nga Izraeli të Qeverisë së Shqipërisë, pritet të aterojnë në Tiranë ku nga Ambasada e Maqedonisë së Veriut do të transportohen për në shtëpitë e tyre.

Marketing

Paraprakisht, shtatë shtetas të RMV-së që kishin qenë në Betlehem, me sukses kanë kaluar kufirin me Jordanin dhe janë pranuar nga konsulja e nderit të vendit dhe janë të sigurtë.

Gjithashtu një familje katër anëtarëshe që kishte mbetur në Tel Aviv përmes një fluturimi komercial është drejtuar për në Stamboll.

Ministria e Jashtme njofton se Ambasada në Tel Aviv mbetet në kontakt me shtetasit tjerë të Maqedonisë së Veriut që kanë kërkuar asistencë për t`u evakuar nga Izraeli. Në mesin e tyre janë edhe 11 punonjës ndërtimtarie që kishin mbetur në Ramallah të Bregut Perëndimor.

Sipas vlerësimeve të shtabit të krizës, në territorin e Izraelit dhe rajonet e krizës vlerësohet se qëndrojnë 100 deri 200 shtetas të RMV-së.