MPJ: Shtab koordinues për shtetasit jashtë vendit

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka krijuar një organ koordinues për të ndihmuar dhe mbështetur shtetasit të mbetur në vendkalimet kufitare të vendeve të tjera dhe aeroportet për shkak të situatës të krijuar në lidhje me virusin korona.

Marketing

Ministria e Punëve të Jashtme u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Maqedonisë në situata të tilla të paraqesin informata përmes telefonit +389 75 273 732 (linja e rregullt, Viber dhe WhatsApp) +389 75 446 647 (linja e rregullt) +389 70 282 078 linja e rregullt, Viber dhe WhatsApp) si dhe në imejl adresën [email protected].