MPJ u bën thirrje qytetarëve të RMV-së që të largohen nga Libani

Për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në Liban, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë e Maqedonisë së Veriut u bën thirrje të gjithë qytetarëve tanë që ndodhen në këtë vend që në rastin e parë të mundshëm të largohen nga ai.

Marketing

Duke pasur parasysh situatën e paparashikueshme të sigurisë në Lindjen e Mesme, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë u bën thirrje qytetarëve që të shtyjnë udhëtimet jo thelbësore në Izrael.

Po ashtu, qytetarët e Maqedonisë që ndodhen në territorin e Izraelit, të ndjekin udhëzimet e organeve të sigurisë kombëtare dhe në varësi të nevojës dhe dinamikës së situatës së sigurisë, të largohen nga Izraeli.

Informacione më të hollësishme rreth situatës aktuale në Izrael mund të gjenden në faqen e mëposhtme të internetit (hapet vetëm përmes serverëve në territorin e Izraelit): https://www.oref.org.il/12481-en/Pakar.aspx​

Për më shumë janë në dispozicion linjat telefonike SOS të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë 075/ 273-732 dhe 075/ 268-736, si dhe linja telefonike e Ambasadës në Tel Aviv +972-54-926-7378.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë do të vazhdojë të monitorojë situatën në Liban, Izrael dhe rajon dhe të informojë menjëherë qytetarët tanë për drejtimet e mundshme të veprimit, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme.

Marketing