MPJ zyrtarisht mohon te ketë pranuar tërheqjen e njohjes nga Ishujt Solomon

Ministria e Punëve të Jashtme ka hedhur poshtë raportimet nëpër media ku thuhet se ka pranuar dokumente zyrtare nga Ishujt Solomon për tërheqje të njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Marketing

Kjo ministri ka rikonfirmuar se nuk ka pranuar asnjë dokument zyrtarë nga shteti në fjalë, njofton Klan Kosova.
Në komunikatën e lëshuar për media, MPJ-ja thotë se nuk komenton dokumente të paverifikuara që mund të qarkullojnë për qëllime propaganduese apo agjenda të dyshimta që synojnë krijimin e lajmeve të rreme.

“Ministria e Punëve të Jashtme ri-kujton se Ishujt Solomon e kanë njohur Kosovën si shtet i pavarur dhe sovran në vitin 2014, ndërsa një vit më vonë janë vendosur edhe marrëdhënie diplomatike, nivel ky më i lartë i marrëdhënieve në mes dy shteteve”.

“Ministria e Punëve të Jashtme thekson se përfaqësuesit e Kosovës në vazhdimësi kanë mbajtur kontakte dhe kanë zhvilluar takime bilaterale të nivelit të lartë me përfaqësuesit këtij shteti, ku janë shprehur zotime të dyanshme për thellimin e këtyre marrëdhënieve në mes dy popujve dhe dy vendeve”.

Marketing