Mposht SHBA, Holanda është skuadra e parë çerekfinaliste e Botërorit 2022

Amerikanët ishin ata që tentuan në minutat e parë të gjenin golin, por holandezët shënuan të parët kur Dumfris pasoi saktësisht për Depaj.

SHBA u përpoq të reagonte por holandezët shënuan golin e dytë. Ishte Blind që dyfishoi shifrat.

Në pjesën e dytë, SHBA u duk më e angazhuar, me golin e Wright, por Dumfries do shënonte golin e tretë për holandezët dhe do vuloste përfundimisht fatet e takimit dhe kualifikimit.