MPPS: Pensionet do të rriten për 8.4%

Pas vendimit për rritjen e pensioneve, Ministria për punë dhe politikë sociale kanë njoftuar se me metodologjinë e re do të ketë rritje edhe të pensioneve edhe atë me 8,4 % ku me ketë masë priten që rreth 334 mijë pensionistë muajin e ardhshëm të marrin pensione më të larta.

Marketing

Organizata e punëdhënësve: Paga minimale imponon balancimin e rrogave

Ndërkohë, organizata e punëdhënësve ka reaguar për rritjen e pagës minimale në mbi 20 mijë denarë. Nga kjo organizatë thonë se kompanitë, probleme më të mëdha nga rritja e pagës do të kenë në balancimin e pagave të tjera, ku mund të ndodh që shumë punëtorë të marrin paga minimale ose afër minimales, gjë që mund t’i demotivojë punëtorët e tjerë.

“Në kushte të këtilla ku ka mungesë të fuqisë punëtore, kompanitë duhet të rrisin pagat e punëtorëve nëse duan t’i mbajnë ose të tërheqin punëtorë të rinj. Sa i përket problemeve të tjera të kompanive, do të reflektohen rreth balancimit të pagave të tjera, ku mund të ndodhë që një numër më i madh punëtorësh të marrin pagën minimale ose afër pagës minimale, gjë që demotivon punëtorët e mirë. Kështu që të gjithë punëdhënësit përpiqen të ruajnë diferencën e punëtorëve më të mirë me arsim të lartë dhe me koeficient më të lartë kompleksiteti të punës.”, – deklaroi Angel Dimitrov nga Organizata e punëdhënësve.

LSDM: Rritja e pagës minimale është sistematike

Nga LSDM thonë kjo rritje e pagës minimale është sistematike dhe do të vazhdon të rritet.

“Ka kaluar koha kur punëtorët trajtoheshin si fuqi punëtore e lirë, kur merrnin mezi 9.000 denarë rrogë. LSDM-ja vlerëson dhe respekton punën e punëtorëve. Rritja e pagës minimale është veçanërisht e rëndësishme në kohë krize, sepse forcon standardin e punëtorëve. Rritja e pagës minimale është zgjidhje sistematike e dakorduar me sindikatat dhe punëdhënësit dhe paga minimale do të vazhdojë të rritet, sipas rritjes së kostos së jetesës dhe rritjes së pagës mesatare.”, – theksoi Bogdanka Kuzeska nga LSDM-ja.

Marketing