MSH: 46% e qytetarëve të imunizuar me dy doza vaksinash

NË TOTAL APLIKOHEN 1.633.125 VAKSINA

Marketing

Të Enjten, të Premten dhe gjatë fundjavës janë aplikuar 8.125 doza të vaksinave, prej të cilëve 1.706 si dozë e parë, 1.899 janë rivaksinuar, kurse 4.590 qytetarë kanë marrë dozën e tretë të vaksinës anti-covid.

Sipas MSH-së, deri më 7 Nëntor, gjithsejt janë vaksinuar 809.293 qytetarë, 780.456 janë rivaksinuar, kurse dozën e tretë e kanë marrë 43.376 qytetarë. Në total në vendin tonë janë aplikuar 1.633.125 vaksina.

Sipas analizave, 54% e qytetarëve mbi 40 vjeç janë rivaksinuar, kurse 33% e grupmoshës nga 18 deri 39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine.

Përfshirja e popullsisë mbi 18 vjeç me një dozë vaksine është 57%, me dy doza – 46%, kurse sipas numrit të vaksinave të aplikuara 39% e popullsisë së përgjithshme të vendit është vakinura, kurse 37% kanë marrë dy doza të vaksinave.

Marketing