MSH: 74% e të infektuarve të pavaksinuar

Brenda dy muajsh janë regjistruar rreth 43 mijë të prekur me Covid 19, prej të cilëve 74% janë persona të pa vaksinuar.

Marketing

Përqindje e ngjashme apo 76% e të pa vaksinuarve ka qenë edhe te personat në trajtim spitalorë. Ndërsa 83% e të vdekurve nga kovid 19 poashtu kanë qenë të pa vaksinuar.

Në periudhën prej 6 gushtit deri më 21 tetor janë regjistruae 42 945 raste pozitive, prej të cilëve 26% apo 11 mijë e 253 kanë qenë plotësisht të vaksinuar, derisa 31 mijë e 692 persona apo 74% kanë qenë të pa vaksinuar, njoftojnë nga ministria e shëndetësisë.

Në periudhën nga 6 gusht deri më 21 tetor të këtij viti, në territorin e vendit nga Kovid-19 kanë vdekur 1506 njerëz, 1246 pacientë, përkatësisht 83 për qind e të vdekurve nuk ishin të vaksinuar, ndërsa vetëm 260, pra 17 përqind e morën vaksinën.

Sipas analizave të vdekurit kishin disa sëmundje kronike të kombinuara. Pacientët janë vaksinuar me të gjitha llojet e vaksinave që kemi në dispozicion.

Ministria e Shëndetësisë e thekson rëndësinë e vaksinimit, duke potencuar se çdo vaksinë që kemi në dispozicion është e sigurt.