“Bekim Sali asnjëherë nuk ka ndërprerë kontratën , i ka pranuar dhe aprovuar ambulantët modulare me çka automatikisht ka ka lejuar edhe pagesën”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë. Parlajmërojnë se do të kërkojnë përgjegjësi nga ish-ministri i Shëndetësisë, me çka ka pranuar ambulancat modulare duke aprovuar automatikisht pagesën, dhe më pas ai nuk ka vepruar në të njëjtën gjë me të cilën ka bërë borxh.
“Pastaj ka vendosur të mos paguajë, me çka ka gjeneruar borxh dhe kamatë prej 200 mijë eurosh për qytetarët”- thuhet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë.Nga ky institucion thonë se Bekim Sali në konferencën e djeshme për media i ka gënjyer qytetarët, me qëllim për të mbuluar mungesën e punës.
“Pse Bekim Sali gënjeu gjithë opinionin në konferencë për media? Në këtë mënyrë dëshiron të mbulojë se në fakt nuk ka vepruar për këtë çështje për 8 muaj dhe po përpiqet t’ia kalojë fajin dikujt tjetër?
A e din Bekim Sali se kush ishte ministër kur ndodhi zjarri dhe kush i drejtonte procedurat e prokurimit për ambulantët apo pse ka frikë të përmendë emrat e atyre që ishin në detyrë në atë kohë? Pse dhe çfarë interesi ka ai për të shtrembëruar të vërtetën dhe për të mbrojtur paraardhësit e tij?
Bekim Sali ka frikë të thotë se cila është kompania që ka ndërtuar ambulancat modulare?”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.