MSH: Bekim Sali miratoi 3 ambulanta modulare

Në interes të së vërtetës, qytetarët duhet të dinë saktësisht se çfarë ka ndërmarrë Ministria e Shëndetësisë në lidhje me ambulantet modulare dhe kaosin e trashëguar që la pas ish ministri i shëndetësisë Bekim Sali, reaguan nga Ministria e Shëndetësisë.

Marketing

“Bekim Sali fsheh nga opinioni se me miratimin e tij, tre ambulantë u pranuan nga Ministria, të cilat janë ambulantët modulare në Shtëpinë e Shëndetit në Butel, Lisiçe dhe Gjorçe Petrov. Personalisht ai si ministër, ka miratuar dhe pranuar ambulantët modulare, me të cilat kontraktuesi ligjërisht duhet t’i kishte paguar. Përveç këtij njoftimi, do dërgojmë të gjitha dokumentet, si dhe miratimin dhe raportin e mbikëqyrjes.” – thuhet në reagimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas këtij dikasteri, ka qenë Bekim Sali ai që ka aprovuar ambulantat modulare të cilat duhet të paguhen.

“Borxhi që është akumuluar ndërkohë në bazë të interesit të vonuar është më shumë se 200,000 euro që do të duhet të paguhen nga qytetarët”, thuhet në reagim.