MSH: Deri tani 1.069 fëmijë kanë marrë vaksinën MRP

Gjatë ditës së sotme, deri në orën 13 janë vaksinuar 11 fëmijë me vaksinën MRP. Deri tani janë vaksinuar 1.069 fëmijë, Për momentin , nuk ka raste të reja të konfirmuara të persona të infektuar me morbile ( fruthi) kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Marketing

Nga Ministria përkujtojnë se fëmijët të cilët nuk janë vaksinuar nuk do të pranohen në kopshtet për fëmijë, me qëllim që të parandalohet përhapja e epidemisë së shpallur në Shkup.

Pikat e vaksinimit “Jane Sandaski”, “Bit Pazar” dhe “Bukuresht” nesër do të punojnë nga ora 7:30 deri në orën 13.