MSH: Fillon regjistrimi për vaksinim falas kundër gripit sezonal

Ministria e Shëndetësisë informon se nga sot përmes ueb-faqes vakcinacija.mk fillon regjistrimi për vaksinim falas kundër gripit sezonal për grupet e rrezikuara të popullatës. Me qëllim të mbrojtjes së një numri më të madh të njerëzve nga gripi sezonal, Ministria e Shëndetësisë këtë vit ka rritur sasinë e vaksinave të prokuruara, përkatësisht ka prokuruar 60 mijë doza të katër llojeve të vaksinave të gripit sezonal të destinuara për vaksinim falas.

Marketing

Nga Vaksinimi falas do të mbulohen grupet e rrezikut, si më poshtë:

– Të moshuar (mbi 65 vjeç)

– Personat me sëmundje kronike

– Punonjësit e kujdesit shëndetësor

– Gratë shtatzëna

– Fëmijët nga 6 muaj deri në 5 vjeç

– Personat e vendosur në institucionet e mbrojtjes sociale të të moshuarve dhe personat e punësuar në institucionet e mbrojtjes sociale të të moshuarve. Vaksinimi është planifikuar të fillojë në gjysmën e dytë të muajit tetor.

Vaksinimi kundër gripit sezonal është masa më efektive për parandalimin e gripit, i cili parandalon shfaqjen e formave më të rënda, ndërlikimet dhe vdekjen, veçanërisht tek grupet e rrezikut. Duke plotësuar aplikacionin, ju regjistroheni për vaksinim direkt në sistemin Termini Im. Sipas orarit të parashikuar në planin e vaksinimit, do të merrni informacion me SMS për datën, orën dhe vendin e saktë se kur duhet të vaksinoheni.

Qytetarët që bëjnë pjesë në grupet e rrezikut mund të shprehin interesimin e tyre duke plotësuar aplikacionin në linkun e mëposhtëm: