MSh: Gjithsej janë aplikuar 145.043 vaksina kundër Covid-19

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë vaksinuar 13.076 persona kundër Covid-19.

Nga MSh njoftojnë se gjithsej në vendin tonë janë aplikuar 145.043 vaksina, prej të cilave 121.181 paraqesin dozën e parë.

Ndërsa 23.862 paraqesin dozën e dytë.

Marketing

Sipas statistikave të fundit të autoriteteve shëndetësore 35 për qind e popullatës mbi 70 vjet kanë pranuar të paktën një dozë të vaksinës kundër virusit korona.

Marketing