MSH: Ndalesë për vizita tek pacientët e shtruar në spital dhe mbajtja e maskave mbrojtëse në institucionet shëndetësore

Ndalohen vizitat e pacientëve të shtruar në spital me qëllim që të parandalohet përhapja e gripit në mjediset spitalore dhe respektimit të përpiktë të rregullave në institucionet shëndetësore, veçanërisht në lidhje me përdorimin e mbrojtjes personale – mbajtjen e maskave mbrojtëse, dezinfektimin e duarve dhe mbajtjen e distancës fizike, aty ku është e mundur.

Marketing

Këto janë masat parandaluese për parandalimin e përhapjes së gripit me rekomandim të Komisionit për Sëmundje Infektive, ndërsa Ministria e Shëndetësisë obligon institucionet publike shëndetësore që t’i respektojnë.

Masat janë me rëndësi të jashjtëzakonshme për shëndetin e pacientëve dhe punonjësve shëndetësorë, sipas të dhënave aktuale epidemiologjike që tregojnë një kulm të gripit sezonal. Komisioni për Sëmundje Infektive vazhdon ta ndjekë gjendjen epidemiologjike në shtet, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Siç është publikuar në ueb-faqen e Institutit për Shëndet Publik – Shkup, nga data tre deri më nëntë shkurt të vitit 2025 në vend janë raportuar 2.880 raste të raportimeve grupore të sëmundjeve të ngjashme me gripin, që është 5,1 për qind më pak në krahasim me javën e kaluar.

Nga të raportuarit, 1.552 janë të moshës 15-64 vjeç, 685 janë fëmijë të moshës prej pesë deri në 14 vjeç, 371 janë fëmijë të moshës 0-4 vjeç dhe 272 janë të regjistruar si persona mbi 65 vjeç. Incidenca më e lartë regjistrohet te fëmijët e moshës 0-4 vjeç.

Në Shkup janë raportuar 692 raste, në Strumicë 333, në Manastir 304, në Sveti Nikollë 158, në Ohër 141, në Veles 140, në Radovish 122 dhe në Kavadar dhe Kumanovë 109 raste.