MSH: Në shkolla do të mund të regjistrohen vetëm fëmijë të cilët janë vaksinuar

Qeveria në seancën e sotme të 135-të miratoi konkluzion që në çdo shkollë të mund të regjistrohen vetëm fëmijë të cilët janë vaksinuar dhe për këtë kanë dokument-vërtetim adekuat.

Marketing

Në të gjitha shkollat të pranohen aplikimet për regjistrim në shkolla edhe të atyre fëmijëve të cilët nuk janë vaksinuar, por të mos bëhet regjistrim i të tyre derisa nuk dorëzohet dokument/vërtetim adekuat për vaksinim, informoi Ministria e Shëndetësisë (MSH).

Sipas të dhënave të tyre, numri i përgjithshëm i personave të vaksinuar të moshës deri 14 vjeçarë me MRP vaksinë nga fillimi i epidemisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut është 24.023. Në Shkup, numri i fëmijëve të vaksinuar është 13.684.

“Vetëm me shkallë të vaksinimit prej mbi 95 për qind, do të sigurojmë imunitet kolektiv dhe do të pamundësohet përhapja e virusit mes popullatës”, kumtojnë nga MSH.(