MSH: Nga 12 korriku, vaksinim kundër Kovid-19 pa termin paraprak

Ministria e Shëndetësisë (MSH) njofton se nga 12 korriku vaksinimi kundër Kovid-19 do të zhvillohet në punktet aktuale për vaksinim të shtëpive të Shëndetit Publik, derisa nëpër sallat e sportit do të realizohet rivaksinimi masiv.

Marketing

Nga ky dikaster nënvizojnë se nga 12 korriku do të mund të vaksinohet çdo qytetar pavarësisht nëse është paraqitur në ueb sajtin vakcinacija.mk.

“Gjithsecili që do të dëshiroj të vaksinohet, këtë do të mund ta bëj pa termin paraprak, ndërkohë që paralelisht do të zhvillohet edhe vaksinimi i qytetarëve të cilët janë paraqitur në vakcinacija.mk”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.