MSH: Nuk ka bojkotim të mësimit, ka disa raste të izoluara

Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se grupe më të vogla nxënësish nga disa shkolla në vend nuk marrin pjesë në klasat e organizuara me prani fizike, gjegjësisht nuk janë përfshirë as në mësim online, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Marketing

“Ne apelojmë tek ata dhe familjet e tyre që të ndryshojnë një vendim të tillë dhe së bashku me të gjithë nxënësit e tjerë të kthehen në klasa dhe procesin e marrjes së njohurive, i cili në fakt duhet të jetë përparësia dhe shqetësimi i tyre i vetëm.

Çdo mungesë e pajustifikuar shkakton implikime në regjistrat pedagogjikë të mbajtur nga mësuesit për edukimin dhe sjelljen e nxënësve, dhe në të njëjtën kohë ajo mungesë duhet të kompensohet duke organizuar orë shtesë.

Ndryshimet në arsimin fillor janë tërësisht në interesin e nxënësve dhe avancimin e arsimit. Reformat janë gjithashtu me kërkesë të mësuesve, por gjithashtu një nevojë e imponuar nga bota moderne dhe trendet globale arsimore me të cilat Maqedonia e Veriut më në fund duhet t’i kapë dhe t’i ndjekë ato. Miratimi i një zgjidhjeje ligjore që duhet të sjellë mësimdhënie cilësore dhe më shumë përfitime për të rinjtë, nuk duhet të jetë një arsye për bojkotin”, thonë nga MSH.

Dixhitalizimi i materialeve mësimore është pjesë e ndryshimeve që fillojnë me vitin e ardhshëm shkollor dhe kjo tendencë është kudo në botë nuk duhet të kaloj në vendin tonë.