MSh: Nuk ka koronavirus tek mjekët e kthyer nga Madridi

Rezultatet e dy mjekëve të cilët të shtunën u kthyen nga një kongres në Madrid janë negative nga koronavirusi. Pas testimeve në Klinikën për Sëmundje Infektive ata do të mbeten në izolim shtëpiak në 14 ditët e ardhshme, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Marketing

Nga Ministria theksojnë se Organizata Botërore e Shëndetësisë dje i ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme të një prej ligjëruesve në kongres ishte konfirmuar se është i sëmurë nga koronavirusi.

“Testet e një shtetasi kinez, i cili sot arriti në Aeroportin e Shkupit dhe i cili edhe pse nuk kishte simptoma shërbimet e aeroportit e kanë izoluar dhe menjëherë e kanë kontaktuar Institutin për Shëndet Publik sepse vjen nga Kina, dhe të një shtetasi tonë, student nga Italia, janë negativë në koronavirus. Vazhdojmë ta informojmë publikun dhe apelojmë deri te qytetarët që t’i respektojnë dhe zbatojnë rekomandimet e OBSH-së për mbrojtje nga koronavirusi”, qëndron në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Marketing