Shorti i Ligës së Kombeve – ky mund të jetë ‘grupi i vdekjes’

Nesër (e martë) do të tërhiqet shorti për Ligën e Kombeve.
Kombëtare si Kosova, Shqipëria, Anglia e Gjermania do të mësojnë kundërshtarët e tyre, për sezonin e ardhshëm në Ligën e Kombeve.

Marketing

Kosova dhe Shqipëria mund të shortohen në grupin e njëjtë, ashtu siç mund të ndodh edhe me Anglinë e Gjermaninë.
Por, nga shorti që do të tërhiqet nesër, cili mund të jetë ’grupi i vdekjes’ (Liga A)?

Kombëtarja e Anglisë mund të jetë pjesë e ‘grupit të vdekjes’, term ky që në futboll përdoret për sinonimin e grupit më të vështirë.

Sipas ‘the Sun’, ky mund të jetë ‘grupi i vdekjes’ në Ligën e Kombeve:

Anglia
Franca
Danimarka
Gjermania

Mbetet të shihet nëse nesër këto skuadra do të shortohen në të njëjtin grup, që të formojnë ‘grupin e vdekjes’.

Marketing