MSH: Qëllimisht dëmtohet tabela e energjisë elektrike në Spitalin Modular në Prilep

Ministria e Shëndetësisë ka alarmuar për një problem që ka ndodhur në Spitalin Modular në Prilep, ku qëllimisht është dëmtuar tabela e energjisë elektrike.

Marketing

“Spitali i Përgjithshëm në Prilep deri te Ministria e Punëve të Brendshme në mbrëmje ka paraqitur rastin e një dëmtimi fizik të tabelës së energjisë elektrike në Spitalin Modular”, deklarojnë nga Ministria e Shëndetësisë, duke sqaruar që aty janë të shtrirë 17 pacientë

Dëmtimi i tabelës ishte vërejtur nga sigurimi i spitalit, i cili kishte njoftuar menjëherë elektricistin e spitalit, ndërkohë ishte thirrur edhe policia. Ministria sqaroi që rryma elektrike nuk është ndërprerë, pasi furnizimi i pajisjeve të spitalit nuk bëhet nga ajo pjesë, ndërkohë kërkoi nga autoritetet të zbardhin rastin.

Kujtojmë se më 8 shtator rreth orës 21 qendra-kovid në Tetovë u kaplua nga zjarri, ku jetën e humbën 14 persona. Më 10 shtator, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe zëvendësi i tij, Ilir Hasani së bashku me dy drejtorët e spitalit të Tetovës, Artan Etemi dhe Florin Besimi, kanë njoftuar për dorëheqje për arsye morale. Dorëheqjet e tyre erdhën pasi më 8 shtator shpërtheu zjarri në spitalin e përkohshëm në Tetovë, ku po trajtoheshin personat e sëmurë nga COVID-19. Kryeministri Zoran Zaev pas disa ditëve sqaroi që Filipçe, Hasani, Etemi dhe Besimi do të vazhdojnë të jenë në funksion, derisa nuk ka vendim për heqjen e tyre, sqaroi Zaev

Marketing