MSh: Rritet interesimi për vaksinim

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 16.955 qytetarë, 11.925 prej të cilëve kanë pranuar dozën e parë, ndërkaq numri i personave të vaksinuar në vendin tonë shkon në 624.819 persona. Sipas statistikave të Ministrisë, në vend gjithsej janë aplikuar 1.115.988 doza të vaksinave, ndërkaq janë rivaksinuar 491.169 qytetarë.

Marketing

“Vaksinat janë të sigurta dhe efektive dhe janë mënyra e vetme për të mposhtur pandeminë. Vetëm vaksinimi i plotë parandalon format e rënda të sëmundjes, zvogëlon mundësitë për infektim”, shtojnë nga Ministria e Shëndetësisë.