MSH: Rritet për 56,4 numri i rasteve të reja me Kovid-19

Derisa vendi bën përpjekje për sigurimin e vaksinës anti Kovid raporti javorë për pandeminë në vend flet për rritje prej 56,4 për qind të infektimeve në periudhën prej 22 deri më 28 shkurt. Në këtë periudhë janë testuar gjithsej 20 mijë e 161 persona, që është për 27,2 për qind më shumë në krahasim me një javë më parë. Në këtë periudhë janë regjistruar 3 mijë e 628 raste të reja pozitive nga 32 qytete të vendit, ku vërehet rritje prej 56,4 për qind në krahasim me një javë më tarë bën të ditur Ministria e Shëndetësisë. Pjesa më e madhe e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi mu janë regjistruar një mijë e 675 të infektuar apo 46,2 për qind, me një incidencë javore me mbi 271 në 100 mijë banorë.

Marketing

Incidencë më të madhe javore prej mbi 681, është regjistruar në Negotinë dhe Kavadar. Përqindja e rasteve pozitive lëviz prej 12 deri 21,7 për qind, apo mesatarisht 17,9 për qind. Janë regjistruar persona të sëmurë në të gjitha grupmoshat. Më e përfaqësuar është grupmosha e personave të moshës mbi 60 vjeç. Por një numër i madh i të sëmurëve është regjistruar edhe në grup moshat prej 30 deri 39 vjeç ku brenda javës ka pasur 666 të infektuar apo18,4 për qind. Pas dy testeve negative të shëruar udhëhiqen 1.766 persona të cilët kanë qenë të shtruar në spitale apo trajtim në shtëpi, që është identike me një javë më pare. Po ashtu identikisht edhe rasti i vdekjeve, pasi në periudhën 22-28 shkurt janë raportuar 69 raste të vdekjeve nga 20 qytete, që është për një rast më pak në krahasim me javën e kaluar.