RMV/ Premtim i ri për vaksinat anti -Kovid, ja kur arrijnë

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se ka pranuar marrëveshjen për vaksina kundër Covid-19 nga Kompania “Pfizer/BioNTech”, ku janë dhënë detaje në lidhje me shpërndarjen e vaksinave për vitin 2021.
“Prodhuesi “Pfizer/BioNTech” në vitin 2021 do të shpërndajë 800 mijë e 280 doza të vaksinave në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Sipas marrëveshjes, dorëzimi i vaksinave do të bëhet në 4 kuartale, ndërsa dorëzimi i parë do të bëhet në mars”. thonë nga ministria e Shëndetësisë.
Zaev: Në mars priten 21 mijë vaksina nga “Pfizer”
Në Marrëveshja thuhet se Kompania “Pfizer/BioNTech” këtë muaj do të dorëzojë 21 mijë e 60 doza vaksinash në vendin tonë, bëjnë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë. Marrëveshjen me “Pfajzer” e konfirmoi edhe kryeministri, Zoran Zaev.
“Marrëveshja me “Pfizer” ka arritur. Në tre mujorin e parë, kjo do të thotë diku në fund të marsit do të marrim ato 21 mijë doza të vaksinë “Pfizer”, në tre mujorin e dytë do të sigurojmë edhe më shumë sasi, dhe në tre mujorin e tretë do të sigurohen edhe më shumë vaksina.”,- tha kryeministri, Zoran Zaev.