MSH: Servise mobile për banorët e mjediseve rurale

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale ka përpunuar një model i cili duhet të mundësojë mbrojtje shëndetësore për qytetarët në mjediset rurale dhe në komunat më të vogla në shtet.

Marketing

Sipas ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili sot qëndroi për vizitë pune në komunën e Koçanit, ky model si pilot projekt do të fillojë të implementohet pikërisht në rajonin e Koçanit.

“Bëhet fjalë për servise mobile për patronazh të vizitës në shtëpi, që si model ekziston në vendet e zhvilluara evropiane dhe tashmë është dëshmuar se e përmirëson qasjen në mbrojtjen shëndetësore në mjediset rurale. Me këtë do t’u ndihmojmë qytetarëve të fitojnë shërbim në vendbanim, gjegjësisht të udhëtojnë në Koçan dhe qendrat e tjera më të mëdha.

Përveç kësaj, planifikojmë të vendosim edhe model të farmacisë mobile, pasi që në shumë vende të vogla qytetarët nuk kanë mundësi t’i furnizojnë ilaçet e nevojshme”, tha Filipçe.
Së bashku me ekipet e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale do të formohen ekipe prej punëtorëve mjekësorë dhe social detyrë e të cilëve do të jetë përmirësimi i shërbimit për patronazh dhe vizitat në shtëpi.

Marketing