MSH: Sistemi “Termini im” funksionon pa ndërprerje

Nga Drejtoria për Shëndetësi Elektronike bëjnë me dije se sistemi nacional për evidencë elektronike në shëndetësi “Termini im” po funksionon pa ndërprerje.

Marketing

“Pacientët mund të trajtohen në vazhdimësi në të gjitha objektet shëndetësore dhe mjekët amë mund të kryejnë ekzaminime ditore, të lëshojnë udhëzime dhe receta, të cilat merren në farmaci pa ndalesa”, thonë mes tjerash nga MSH.