Ministria e Shëndetësisë njoftoi se të hënën dhe të martën janë aplikuar 8.518 doza të vaksinave kundër coronavirusit.
Prej tyre 1.883 janë dozë e parë, 1.938 janë rikvaksinime, ndërsa 4.700 qytetarë kanë pranuar dozën e tretë të vaksinës.
“Deri më 9 nëntor gjithsej janë vaksinuar 811.226 qytetarë, të vaksinuar 782.460, kurse dozën e tretë e kanë pranuar 48.087 persona”, thonë nga MSH.
Sipas MSH-së, 54% e qytetarëve mbi 40 vjet janë rivaksinuar, ndërsa 33 për e popullsisë nga 18-39 vjet kanë pranuar të paktën një dozë të vaksinës..
“Përfshirja me vaksinimit me një dozë të vaksinës te popullata mbi 18 vjet është 57%, ndërsa me dy doza 46%. Sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 39% e popullsisë në vendin tonë është e vaksinuar, ndërsa 37% ka pranuar dy doza të vaksinave”, thuhet në fund të njoftimit