MSH: Vdekshmëri e lartë te personat e pa vaksinuar

Vdekshmëria te personat e pavaksinuar vazhon të mbetet e lartë tregojnë analizat e Ministrisë së Shëndetësisë. Sipas tyre në përiudhën prej fillimit të gushit deri më mesin e nënëtorit në të gjithë vendin 80 për qind e të vdekurve kanë qenë të pavaksinuar, ndërsa 20 për qind e tyre kanë qenë të imunizuar. Institucionet e shëndetësisë gjithashtu informojnë se në periudhën e njëjtë kohore, 69 për qind e rasteve pozitive kanë qenë të pavaksinuar. Të imunizuar llogariten personat që janë të vaksinaur me dy doza, dhe kanë kaluar së paku 14 ditë nga pranimi i dozës së dytë.

Marketing

“Në periudhën prej 06.08 deri 18.11.2021 në teritorrin e të gjithë vendit, 53.682 persona kanë rezultuar pozitiv me kronavirus, prej tyre 31 për qind, ose 16.702 të indektuar kanë qenë plotësisht të vaksinuar. Numri më i madhë i të infektuarve është tek të pavaksinuarit, respektivisht 36.980 qytetarë ose 69 për qind e tyre kanë qenë të paimunizuar. Përqindja e të hospitalizuarve që janë të pavaksinuar është e madhe, prej 534 të hospitalizuarve momental, vetëm 123 janë të imunizuar, ndërsa 411 janë të paimunizuar”, thuhet në kumtesën e ministrisë së Shëndetësisë.

Institucionet e shëndetësisë sigurojnë se çdo vaksinë është e sigurtë dhe efikase dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të vaksinohen sepse vetëm në këtë mënyër do të arrihet imuniteti kolektiv dhe parandalimi i përhapjes së mutacioneve të koronavirusit.