MSH: Virusi britanik detekohet në një laborator privat në Shkup

MSH-ja njofton opinionin se sot, gjatë analizave të të dhënave nga covid-pacientët pozitiv nga muaji Janar, në një laborator privat për gjenetikë në Klinikën “Zhan Mitrev”, tek një mostër është detektuar mutacioni I llojit britanik të virusit SarsKov2.

Marketing

Bëhet fjalë për një 46-vjecar që tashmë në bazën e të dhënave të ISHP-së nga 22 Janari evidentohet si I shëruar.

Sipas informacioneve të ISHP-së, pacienti për herë të parë më 29 Dhjetor të vitit të kaluar, për shkak të temperaturës së lartë dhe frymëmarrjes së vështirësuar kanë bërë testim të shpejtë. Testi ka rezultuar pozitiv. Pas disa ditëve, respektivisht më 4 Janar 2021 paraqitet për kontroll në Spitalin Privat “Zhan Mitrev” ku I është bërë testi PCR që ka rezultuar pozitiv, kurse pacienti menjëherë është shtruar në spitalin privat. Më 15 Janar sërish testohet dhe sërish rezulton pozitiv.

Në anketën epidemiologjike pacienti nuk ka paraqitur kontakte e as që ka udhëtuar jashtë vendit.

Në Laboratorin në Spitalin “Zhan Mitrev” me metodë të vecantë PCR është konstatuar se pacienti është I dyshuar për ndonjë mutacion të virusit, kurse më pas është bërë sekuencimi I izolatit.

Sipas informacionit që është përcjellë në Ministrinë e Shëndetësisë, të gjitha mutacionet që definojnë llojin britanik të virusit janë konstatuar në izolatin e këtij pacienti. Tek mostrat tjeraqë janë analizuar në laboratorin privat nuk është detektuar lloji britanik I virusit SarsKov2. 

Marketing