MSHIA me sistem nacional për cilësi dhe efikasitet të shërbimeve të ofruara nga administrata shtetërore

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA) informon se në realizim e sipër është projekti i cili synon rritjen e cilësisë dhe efikasitetit të shërbimeve të administratës shtetërore.

Marketing

“Cilësia e shërbimeve të ofruara nga administrata shtetërore është shumë e rëndësishme. Synojmë të rrisim cilësinë dhe efikasitetin e shërbimeve të ofruara me anë të projektit i cili përbëhet nga 3 sisteme: Sistemi nacional “Menaxhimi i radhës së klientëve – Merr numër”, Sistemi Nacional “Vlerëso administratën – Semafor”, Sistemi Nacional “Cakto termin për të marrë shërbim – Radha ime”. Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës shprehet e gatshëm që këtë sistem t’ia ofrojmë secilit institucion në vend, pa asnjë kosto, me qëllimin e vetëm që cilësia dhe efikasiteti i shërbimeve të ofruara nga administrata shtetërore të jenë në nivelin e kërkuar.

Sistemi nacional “Menaxhimi i radhës së klientëve – Merr numër”- mundëson që secili qytetar të marrë shërbimin e kërkuar në kohën e duhur.

Sistemi Nacional “Vlerëso administratën – Semafor” – me këtë shërbim secili qytetar ka mundësinë që të vlerësoj administratorin dhe shërbimin e marrë. Kjo bëhet vetëm duke skanuar QR kodin e biletës suaj të pritjes.

Sistemi Nacional “Cakto termin për të marrë shërbim – Radha ime” – mundëson qytetarëve që të caktojnë një termin për një datë të caktuar në qendrat tona “Një pikë për shërbime”, duke theksuar kohën dhe llojin e shërbimit që do të marrë. Me këtë shmanget mundësia për të pritur në radhë.