Lidhur me rastin e një banoreje të Velesit tek e cila postmortum ishte konfirmuar koronavirusi, kurse supozohet se kishte vdekur para shumë kohësh, autoritetet shëndetësore të vendit do ta njoftojnë edhe Organizatën Botërore të Shendetësisë. Bëhet fjalë për nënën dhe të birin që ishin gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre në Veles.
Sic thuhet në një komunikatë, pas gjetjeve se një banore tashmë e ndjerë e Velesit është pozitive me koronavirus, e cila së bashku me të birin, para dy ditëve është gjetur e vdekur, Ministria e Shëndetësisë po zgjeron hetimin ku do të kycen më shumë institucione. Sic thuhet, në Institutin për Shëndet Publik po bëhet edhe një analizë e materialit që të konfirmohet rezultati pozitiv I koronavirusit. Lidshur me informacionet tjera, sic thuhet në komunikatë, tash për tash dihet se gruaja ka qenë e vdekur më shumë se një javë.
“Rezultatet e obduksionit, që do të jenë gati gjatë javës së ardhshme, duhet të zbulojnë se në cilën periudhë ajo ka vdekur. Informacionet që dje u transmetuan nga disa media se ata kanë qenë të vdekur më shumë se një nuaj, nuk janë të sakta dhe priten rezultatet përfundimtare”
Në Komunikatë njoftohet se në këtë rast kycen edhe ekspertë të Mjekësisë Ligjore, Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë dhe ekipi I epidemiologëve të ISHP-së. Për rastin në fjalë, thonë nga Ministria e Shëndetësisë, do të njoftohet edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë,, e cila, sipas nevojës do të kycet me përkrahje.