Ish-këshilltari i ASH në Kumanovë, Osama Muadini ka theksuar përmes një postimi se nuk e përkrah kandidatin e pavarur Maksim Dimitrievski.
Ai këtë e ka shprehur përmes një postimi në facebook:
Qëndrimin tim për përkrahjen e kryetarit të deritanishëm e gjeni në punën dhe luftën time 4 vjeçare si këshilltar komunal!
E që në vazhdimësi isha i refuzuar dhe kundërshtuar nga i njejti, për investime kapitale në vendbanimet shqiptare dhe ndarjen proporcionale të Buxhetit për shqiptarët, si në arsim, kulturë dhe sport!
“Pështymën që e pështyj, nuk e lëpij!”
Prandaj, për shkak të kësaj qasje dhe këto arsye, dora ime nuk mund të votoj një kryetar të tillë, ashtu siç nuk e kam votuar as para 4 viteve!