Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, koalicioni VLEN ju përcjell urimet më të përzemërta për një agjërim të lehtë dhe të pranuar. Ky muaj i bekuar është një periudhë e reflektimit, përkushtimit dhe sakrificës, ku vlerat e solidaritetit dhe mëshirës marrin kuptim të veçantë.
Ramazani na kujton rëndësinë e drejtësisë sociale, barazisë dhe mbështetjes për më të dobëtit, parime këto që janë në themel të angazhimit tonë politik. Si pjesë e qeverisë, VLEN është e përkushtuar që të punojë për një shoqëri më të drejtë, më të barabartë dhe me mundësi të njëjta për të gjithë qytetarët, pavarësisht përkatësisë së tyre.
Lutemi që ky muaj të sjellë paqe, harmoni dhe begati për familjet tuaja dhe për mbarë shoqërinë tonë. Le të shërbejë si një frymëzim për të ndërtuar një të ardhme më të ndritshme për të gjithë.
Agjërim të lehtë dhe të pranuar!